Filloi evakuimi i kampit të refugjatëve në veri të Parisit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33946-filloi_evakuimi_i_kampit_të_refugjatëve_në_veri_të_parisit
Autoritetet franceze nisën transferimin edhe të fëmijëve të fundit të mbetur në kampin e refugjatëve në Calais (Kalè), i cili tashmë mund të konsiderohet i mbyllur plotësisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 12:43 Europe/Tirane
  • Filloi evakuimi i kampit të refugjatëve në veri të Parisit

Autoritetet franceze nisën transferimin edhe të fëmijëve të fundit të mbetur në kampin e refugjatëve në Calais (Kalè), i cili tashmë mund të konsiderohet i mbyllur plotësisht.

Rreth 1.500 fëmijë strehoheshin në të ashtuquajturin “xhungla”, për shkak të rrethanave tepër të rënduara në të cilat jetonin refugjatët e ardhur nga vendet e luftës. Transporti i fëmijëve të pashoqëruar nga prindër u bë me autobusë për në qendrat e pritjes anembanë vendit, ndërsa vendi ku ishte ngritur kampi është mbushur prej një jave me buldozerë që kanë sheshuar gjithçka. Fati i fëmijëve mbetet i paqartë, por autoritetet franceze i kanë pajisur ata me dokumente, teksa kanë njoftuar se asnjë aplikim i ri për transferim në Britaninë e Madhe nuk do të procesohet në Calais (Kalè). Rastet e këtyre fëmijëve do të shqyrtohen individualisht nga zyrtarë britanikë, sapo të kenë mbërritur në qendrat e pritjes nëpër Francë, siç bëri të ditur presidenti francez, François Hollande. Kampi i Calais (Kalèsë) ka qenë strehë për rreth 6.000 refugjatë nga Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilët shpresojnë të kalojnë përmes tunelit që lidh Francën me Anglinë, e për të filluar një jetë krejtësisht të re në Britani.