Procesi i Brexit mund të vijojë pavarësisht vendimit të gjykatës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33994-procesi_i_brexit_mund_të_vijojë_pavarësisht_vendimit_të_gjykatës
“Brexit”-i, sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me shumë gjasë do të vazhdojë si proces, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, që detyron qeverinë të konsultohet me Parlamentin përpara se të aktiviziojë nenin 50 të Traktatit të Lisbones, për shkëputjen nga blloku europian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 17:41 Europe/Tirane
  • Procesi i Brexit mund të vijojë pavarësisht vendimit të gjykatës

“Brexit”-i, sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me shumë gjasë do të vazhdojë si proces, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, që detyron qeverinë të konsultohet me Parlamentin përpara se të aktiviziojë nenin 50 të Traktatit të Lisbones, për shkëputjen nga blloku europian.

“Mund të ketë një apel në Gjykatën Supreme”, tha kreu i diplomacisë gjermane, ndaj ka mundësi që ky të mos jetë vendimi përfundimtar.“Kjo është arsyeja përse këmbëgulëm që evokimi i artikullit 50 të realizohet sa më shpejt që të jetë i mundur. Mendoj se, pas zhvillimeve të fundit në Britaninë e Madhe, kjo duhet të ndodhë nga fillimi i vitit që vjen, në mënyrë që edhe negociatat të nisin sa më parë”, tha Frank-Walter Steinmeier, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.Zëdhënësja e kryeministres britanike konfirmoi se, qeveria do të apelojë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe se nuk do të ketë asnjë vonesë në procesin e largimit nga BE-ja.