Cavusoglu: Nuk pranojmë leksione nga BE-ja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34111-cavusoglu_nuk_pranojmë_leksione_nga_be_ja
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) dhe se kritikat e bllokut për arrestimin e ligjvënësve pro-kurdë janë “të papranueshme”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 05, 2016 17:00 Europe/Tirane
  • Cavusoglu: Nuk pranojmë leksione nga BE-ja

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) dhe se kritikat e bllokut për arrestimin e ligjvënësve pro-kurdë janë “të papranueshme”.

“Shumica e vendeve të BE-së mbështesin fuqishëm PPK-në. Nuk do të pranojmë leksione nga to për sundimin e ligjit”, tha Cavusoglu për gazetarët në Ankara. Autoritetet turke kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike – subjekt pro-kurd. Të arrestuarit përfshijnë bashkëkryesuesit e partisë: Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag. Burimet e sigurisë kanë thënë se ata janë arrestuar në kuadër të disa hetimeve anti-terroriste. Disa orë më pas, tetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin Diarbakir, i banuar me shumicë kurde.