Amnesty International kërkon lirimin e Shejkh Ali Selman
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34114-amnesty_international_kërkon_lirimin_e_shejkh_ali_selman
Organizata ndërkombëtare Amnesty Interantional kërkoi lirimin pa kushte të Shejkh Ali Selman, sekretar i përgjithshëm i bashkësisë Al Vefak dhe anulimin e dënimit ndaj tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 05, 2016 20:41 Europe/Tirane
  • Amnesty International kërkon lirimin e Shejkh Ali Selman

Organizata ndërkombëtare Amnesty Interantional kërkoi lirimin pa kushte të Shejkh Ali Selman, sekretar i përgjithshëm i bashkësisë Al Vefak dhe anulimin e dënimit ndaj tij.

Kjo organizatë në një deklaratë theksoi se Shejkh Ali Selman është burgosur vetëm për shkak të përpjekjeve të tij paqësore për të pasur lirinë e shprehjes. Kjo organizatë kërkoi nga regjimi Al Khalifa që të ndërhyjë për të anuluar vendimin e gjykatës bahrejanse për burgosjen e këtij lideri të opozitës. AI tha se dënimi i Shejkh Ali Selman është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, sepse ai është arrestuar vetëm se ka shprehur lirshëm mendimin e tij. Kjo organizatë ka deklaruar se ka regjistruar 50 arrestime arbitrare të eksponentëve të opozitës nga regjimi Al Khalifa në Bahrejn.