Tetë persona plagosen me armë në Kaliforni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34180-tetë_persona_plagosen_me_armë_në_kaliforni
Policia e Amerikës ka njoftuar për plagosjen e tetë gjatë një sulmi me armë zjarri në Kaliforni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 06, 2016 11:05 Europe/Tirane
  • Tetë persona plagosen me armë në Kaliforni

Policia e Amerikës ka njoftuar për plagosjen e tetë gjatë një sulmi me armë zjarri në Kaliforni.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se policia e Amerikës ka njoftuar se nga një sulm me armë që ndodhi jashtë një klubi të natës në Ukland në shtetin e Kalifornisë të Amerikës, janë plagosur tetë persona. Sipas autoriteteve të policisë së Kalifornisë, në këtë ngjarje është arrestuar një person. Edhe ditën e kaluar në dy raste të tjera të sulmit me armë në Nju Jork dhe Nju Xhersi, janë vrarë dy persona dhe janë plagosur tetë persona të tjerë. Vlen të theksohet se dhuna e shkaktuar nga përdorimi i armëve në Amerikë konsiderohet një prej sfidave më të mëdha kulturore dhe kohëve të fundit është shndërruar edhe në një konflikt politikë në Amerikë. Gjatë viteve të fundit, republikanët që e kontrollojnë Kongresin duke u mbështetur në të drejtën e vetëmbrojtjes dhe në realitet për ta zhvilluar edhe më shumë tregtinë e armëve, kanë penguar miratimin e ligjit për të kufizuar përdorimin e armëve në këtë vend. Para kësaj Barak Obama në një intervistë, ka pohuar paaftësinë e tij për të vendosur kufizime ndaj përdorimit të armëve në këtë vend dhe këtë çështje e ka quajtur një prej dështimeve të tij të mëdha.