Kancelari austriak kërcënon Turqinë
Kancelari i Austrisë deklaroi se në rast të dështimit të marrëveshjes BE-Turqi në lidhje me emigrantët, do të ndalen ndihmat financiare për Turqinë.
Kristian Kern deklaroi se politika e BE në tolerimin dhe joshjen e Turqisë nuk ka pasur rezultat dhe tashmë Brukseli duhet të mbajë qëndrim të ashpër ndaj Turqisë dhe të ndalë ndihmat financiare për këtë vend. Austria dislokoi të enjten 60 ushtarë në kufirin me Hungarinë dhe Serbinë pasi Ministria e Mbrojtjes e Austrisë paralajmëroi se marrëveshja BE-Turqi për refugjatët është shumë pranë anulimit. Kancelari austriak deklaroi se Turqia me politikat represive ndaj mediave dhe forcave opozitare po shkel rëndë të drejtat më elementare të njeriut dhe po largohet gjithnjë e më shumë nga normat, vlerat dhe standardet europiane.