FBI: Nuk ka asnjë akuzë kundër Klinton
(last modified Mon, 07 Nov 2016 05:33:04 GMT )
Nëntor 07, 2016 06:33 Europe/Tirane
  • FBI: Nuk ka asnjë akuzë kundër Klinton

Zyra federale e hetimeve FBI nuk gjeti prova për veprime kriminale në e-mailet e reja të Hillari Klinton. Në një letër dërguar anëtarëve të Kongresit, drejtori i FBI-së James Comey tha se agjencia kishte përfunduar rishikimin e e-maileve të reja dhe nuk kishte gjetur asgjë që të ndryshonte pozicionin e saj.  

Në korrik, Comey tha se Clinton ishte treguar e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim në menaxhimin e materialeve sekrete në adresën e saj elektronike në kohën kur ishte sekretare e shtetit.  Por çështja u ndez sërish kur FBI tha se kishte zbuluar e-maile të reja që mund të kishin lidhje me hetimin e mëparshëm. E-mailet e reja u gjetën në laptopin e Anthony Weiner, ish-bashkëshorti i një prej këshilltareve më të afërta të Clintonit.  "Bazuar në rishikimin tonë, ne nuk kemi ndryshuar përfundimet që u shprehën në korrik në kuadër të çështjes së zonjës Klinton”-shkruan Comey në letrën e dërguar ditën e diele Kongresit. Në një letër të ngjashme muajin e shkuar, Comey lajmëronte ligjvënësit amerikanë se hetimi për Clinton ishte rihapur, diçka që tronditi garën drejt shtëpisë së bardhë dhe i dha forcë fushatës së republikanit Donald Trump.

Tags