Protestohet kundër ngritjes së flamurit izraelit në Marok
Qytetarët e Marokut në një tubim protestues kanë protestuar kundër ngritjes së flamurit të regjimit sionist në prag të organizimit të konferencës për çështje klimatike në këtë vend.
Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se ngritja e flamurit izraelit në mesin e flamujve të vendeve pjesëmarrëse në konferencës për çështje klimatike në Marok, ka irrituar qytetarët marokenë dhe mediet e këtij vendi. Qytetarët marokenë e quajtën këtë veprim jo të drejtë dhe ofendim ndaj bindjeve dhe vlerave të tyre në mbështetje ndaj çështjes së Palestinës dhe kundërshtimit ndaj regjimit sionist. Sipas këtij burimi, organizatat e shoqërisë civile në Marok gjithashtu kanë kritikuar ngritjen e flamurit të regjimit sionist në këtë vend dhe kanë thënë se ky veprim shkel vlerat e qytetarëve marokenë të cilët theksojnë bojkotimin e regjimit sionist nga çdo aspekt.