Takimi i shefave të shtabit të ushtrisë turke dhe asaj amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34276-takimi_i_shefave_të_shtabit_të_ushtrisë_turke_dhe_asaj_amerikane
Josef Dunford dhe Hulusi Akar, përkatësisht shefi i shtabit të ushtrisë amerikane dhe shefi i shtabit të usthrisë turke, janë takuar për dje për të diskutuar rreth nisjes së operacionit të përbashkët kundër grupit terrorist ISIS në Siri dhe në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2016 05:01 Europe/Tirane
  • Takimi i shefave të shtabit të ushtrisë turke dhe asaj amerikane

Josef Dunford dhe Hulusi Akar, përkatësisht shefi i shtabit të ushtrisë amerikane dhe shefi i shtabit të usthrisë turke, janë takuar për dje për të diskutuar rreth nisjes së operacionit të përbashkët kundër grupit terrorist ISIS në Siri dhe në Irak.

Ky takim u organizua vetëm pak pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar, të dielën, ‘Evropën për ndihmë terrorizmit’ duke mbështetur PKK-në dhe tha se ai nuk “e çan kokën nëse Evropa e cilëson diktator” kur godet grupin militant kurd dhe simpatizuesit e tij. “Evropa në tërësi po e ndihmon terrorizmin. Edhe pse e kanë deklaruar PKK-në një organizatë terroriste, kjo është e qartë…E shohim se si PKK mund të veprojë aq lirshëm dhe lehtë në Evropë”, tha Erdogan në një fjalim në television, njofton Reuters. “Unë nuk e çaj kokën nëse më thërrasin diktator, apo sidoqoftë tjetër. Hyn në njërin dhe del nga veshi tjetër. Me rëndësi është se si më quan populli im”, tha ai. Turqia ka shkaktuar kritika ndërkombëtare pas arrestimeve, të premten, të udhëheqësve të partisë prokurde HDP, partisë së dytë më të madhe opozitare në parlament, në kuadër të hetimeve për terrorizëm. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhjet me PKK, të cilat ajo i ka mohuar.