Shtëpia e Bardhë në pritje të presidentit të 45-të
(last modified Mon, 07 Nov 2016 13:59:45 GMT )
Nëntor 07, 2016 14:59 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë në pritje të presidentit të 45-të

Së fundi, janë zhvilluar duele të çuditshme, të ndyta dhe me plotë fyerje e akuza midis kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, e të martën, më 8 nëntor 2016 do të vendoset për dy kandidatët, Hillary Klinton nga partia demokratike kundër Donald Trump nga partia republikane.

U zhvillua një betejë midis parasë, famës, polemikave, fyerjeve, etj. Tani e gjithë bota pret se kush do të ulet në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 58-ta presidenciale në Amerikë, pra cili do të jetë kandidati që do ta zëvendësojë Barak Obamën. Padyshim, kjo është hera e parë në historinë e zgjedhjeve presidenciale amerikane që  një kandidat femër përballet me një miliarder, jo një politikan me përvojë, person i cili drejton valën e parullave të kapitalizmit në mbështetje të klasës punëtore! Fitorja e Hillary Clinton e bën atë presidenten e parë femër në Amerikë, ndërsa fitorja e miliarderit Trump pwr miliona amerikanë që nuk e kanë parë ndryshimin” tek Obama, e konsiderojnë një frymë të re në shpirtin e politikës. Për shumë amerikanë, Klinton është vazhdim i Obamës, person i cili tetë vite më parë u pa si shpëtimtar i Amerikës, person i cili pritej të ndryshonte politikën në Amerikë  dhe të krijonte një politikë të re ndaj të huajve që ish presidenti Xhorxh Bush kishte vendosur pabarazi sociale ndaj tyre dhe meqë Obama ishte presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë, komuniteti amerikan kishte shpresa për realizimin e ëndrrës amerikane të cilët ishin të lodhur nga Wall Street. Tetë vite kaluan dhe akoma populli amerikan mbetet në pritje. “Ndryshimi” mbeti vetëm në zë dhe Obamës i erdhi fundi. Tani shumëkush nuk kanë asgjë për të humbur. Tani për ata erdhi fundi i historisë që thoshte Fukujama, ata kërkojnë pastrimin e sistemit politik amerikan, tani është koha të bëhet, koha e brezit të ri dhe e personaliteteve që urrejnë shkallën e popullaritetit, koha e tranzicionit! Klinton përballë Trump, sy më sy. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, nesër e martë, 200 milionë amerikanë me të drejtë vote do të kenë mundësinë t’i drejtohet kutive të votimit, derisa fushata ka arritur kulmin. Sigurisht, nga ky numër, 40 milionë votues mund të japin votën e tyre para ditës së votimit, ndërsa shumica prej tyre janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në votime për shkak se nuk kanë për kë të votojnë. Shtetet e bregut lindor të Amerikës, janë vendet e para që në orën 6 sipas orës lokale, do të hapin kutitë e votimit. Pas katër orësh, edhe shtetet tjera do të hapin kutitë e votimit, për të votuar për dy kandidatët, Hillari Klinton nga partia demokratike dhe Donald Trump nga partia republikane. Qendrat e para të votimit në bregun lindor në orën 12:00 të së mërkurës sipas orës në Shqipëri do të mbyllin kutit e votimit dhe do të shpallin rezultatin. Kështu mund të presim që rezultati i zgjedhjeve të shpallet në orën 2:30 dhe të mërkurën në mëngjes të dihet fituesi i zgjedhjeve. Vlen të theksohet se janë të nevojshme të paktën 270 vota elektorale për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve. Nëse do të jetë një garë shumë e ngushtë, ashtu sikurse kishin pararë disa sondazhe, duhet të mblidhen të gjitha votat nga të gjitha shtete dhe kjo do ta shtynte shpalljen e fituesit deri në mesditës e së mërkurës. Rezultati i zgjedhjeve në Florida është thuajse vendimtar për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Shteti kyç i betejës ka plot 29 vota elektorale. Rreth 37 milionë shtetas të Floridës kanë hedhur votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme. Raportet tregojnë se një numër më i lartë popullsie latine kanë votuar në shtete kyçe si në Florida, Arizona dhe Nevada në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Florida ka një popullsi të konsiderueshme latine, duke përfshirë edhe shumë kubanezë. Këtij komuniteti Trump i ka bërë premtime të mëdha. Ai tha se do të hapë vende të reja pune dhe do të zgjidhë çështjen e kriminalitetit të lartë në zonëTrump madje ka premtuar heqjen e plotë të embargos ndaj Kubës.  Edhe në shkallë kombëtare, të dhënat e fundit të publikuara në fundjavë, sugjerojnë rritje të mbështetjes për republikanin Donald Trump, por sërish demokratja Klinton vazhdon të ruajë përparësinë. Megjithatë, sistemi zgjedhor i Amerikës është i tillë që çdo shtet ka një numër të ndryshëm të votave zgjedhore, bazuar në popullsinë e tij. California është shteti më i madh në aspektin e popullsisë, që ka 55 vota përballë Montanës që është shteti më i vogël me vetëm tre vota. Nëse një kandidat do të mund të marr më shumë vota në krahasim me rivalin e tij në një shtet, të gjitha votat elektorale të atij shteti do ti takojnë atij. P.sh. nëse Klinton do të mund të fitojë kundrejt Trump në shtetit Florida me 47 për qind kundrejt 45 %, të gjitha  29 votat e Kolegjit elektoral (elektorale) të shtetit të Floridës do ti takojnë Klintonit dhe secili kandidat që do t’i merr 270 vota elektorale, do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA.

 

 

Tags