Presidencialet, Trump një hap para drejt shtëpisë së bardhë
(last modified Wed, 09 Nov 2016 06:02:00 GMT )
Nëntor 09, 2016 07:02 Europe/Tirane
  • Presidencialet, Trump një hap para drejt shtëpisë së bardhë

Amerikanët për zgjedhjen e presidentit të tyre të ardhshëm, dje u janë drejtuar kutive të votimit. Prej orës 6 të mëngjesit, amerikanë kanë hedhur votën e tyre për të zgjedhur mes kandidates demokrate Hillary Clinton dhe kandidatit republikan Donald Trump.

Në total 218 milion e 959 mijë persona kanë të drejtë vote prej të cilëve vetëm 146 milion e 311 mijë janë regjistruar për të marrë pjesë në votime. Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, Barack Obama, presidenti aktual i Amerikës në një mesazh të tij në Twitter drejtuar popullit amerikan ka thënë: Progresi i Amerikës varet nga vota juaj. Donald Trump, që nuk heq dorë nga dyshimet dhe thotë se ka vënë re parregullsi në procesin zgjedhor, duket se nuk ka besim tek asnjë. Ai nuk nguroi të hidhte sytë nga fleta e votimit të bashkëshortes Melania, ndërsa çifti votoi bashkë në Neë York. Në fakt, në këtë qendër votimi, para se të mbërrinte Donald Trump u shënuan disa trazira të vogla. Një formë proteste e çuditshme. Ndërsa Hillary Clinton votoi e para në Neë York. Ajo doli e buzëqeshur dhe tërë gjallëri nga qendra e votimit. Mbështetësit nuk munguan. “Unë jam shumë e lumtur. Jam vërtet tepër e lumtur. Të gjithë miqtë e mi dhe fqinjët e mi më bënë të ndihem kështu”, tha Clinton. Në orët e fundit të procesit zgjedhor janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në dy qendra votimi në Kaliforni. Sipas një njoftimi të Los Angelos Times, për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit në qytetin Azusa në periferi të Los Angelosit në Kaliforni, 1 person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur. Njëkohësisht me përfundimin e procesit zgjedhor në të gjitha shtetet e Amerikës ka nisur numërimi i votave. Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, votimet janë mbyllur në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka dalë në epërsi ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton, me fitoret në Ohajo, Karolinën e Veriut dhe Florida. Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë në "avantazh vendimtar" kundrejt rivales demokrate, Hillary Clinton. Hillary Clinton nga radhët e demokratëve ka fituar në Masacuset, New Jersy, Rod Iland, Delvar, Dermont dhe disa shtete të tjera. Deri tani kandidati republikan Donald Trump ka marrë 254 vota ndërsa Hillary Clinton 215. Secili kandidat për të hyrë në shtëpinë e bardhë duhet të fitojë në total 270 vota. Mënyra e organizmit të zgjedhjeve në Amerikë është e veçantë dhe për këtë janë të shumtë kritikat brenda dhe jashtë vendit. Xhejl Stine nga radhët e partisë së gjelbër në Amerikë ka thënë se ky vend duhet të zbatojë një sistem të ri votimi me qëllim që Amerikanët të mos detyrohen të zgjedhin ndërmjet të keqit dhe më të keqit.

 

Tags