Grekët protestojnë kundër vizitës së Obamas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34495-grekët_protestojnë_kundër_vizitës_së_obamas
Qytetarët grekë kanë organizuar protestë kundër vizitës së presidentit të Amerikës në Athinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 09, 2016 04:09 Europe/Tirane
  • Grekët protestojnë kundër vizitës së Obamas

Qytetarët grekë kanë organizuar protestë kundër vizitës së presidentit të Amerikës në Athinë.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se me dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në qytetin Selanik në veri të Greqisë dhe kanë protestuar kundër vizitës së Baraka Obamas në Greqi. Protesta u organizua të martën përpara konsullatës së Amerikës në Selanik ku qytetarët grek kanë kundërshtuar ashpër vizitën e presidentit amerikan në këtë vend. Vlen të theksohet se më 15 nëntor presidentin amerikan pritet të vizitojë Greqinë. Protestuesit grekë në këtë protestë kanë arritur të kalojnë pengesat e sigurisë të krijuara nga policia dhe hynë në ambientet e konsullatës së Amerikës në Selanik. Policia e Greqisë vetëm pas disa orëve ka arritur të largojë protestuesit nga konsullata amerikane.