Trump ftohet në takimin BE-Amerikë
Kryetari i Këshillit të Evropës në një mesazh të përbashkët urimi për presidentin e ri të Amerikës, e ka ftuar atë të marrë pjesë takimin e përbashkët.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe ai i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i kanë dërguar një letër urimi Trump, ku shprehen se sot më shumë se kurrë, duhen forcuar marrëdhëniet transatlantike.“Vetëm duke punuar ngushtë BE dhe SHBA mund të vazhdojnë të bëjnë ndryshime kur diskutohet për sfidat e paprecedenta si ISIS, kërcënimet në sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial, ndryshimet klimaterike dhe emigrimi”, thuhet në letrën e BE. Më tej thuhet se duhen konsoliduar urat që janë ndërtuar përmes Atlantikut. “Evropianët besojnë se Amerika, idealet demokratike të së cilës kanë qenë pikë referimi në të gjithë globin, do të vazhdojë të investojë në marrëdhëniet me miqtë dhe aleancat, për të ndihmuar që qytetarët dhe njerëzit në botë të jenë më të sigurt dhe me prosperitet”, vijon letra.