Banka Qendrore Evropiane e pakënaqur nga fitorja e Trump
Nëntor 09, 2016 18:06 Europe/Tirane
Një nga funksionarët e BQE deklaroi se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA nuk është lajm i mirë për ekonominë botërore.
Evald Novotni, anëtar i Bordit Drejtues të BQE, tha se me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, bota ka hyrë në një dilemë të madhe. Ai shtoi se BQE do të marrë masat e nevojshme në rast të politikave të paqarta financiare dhe ekonomike të SHBA nën presidencën e Trump. Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA tronditi bursat dhe tregjet aksioneve në shumë vende të botës, pasi dihet se Trump është përkrahës i madh i industrisë vendase dhe kundërshtar i globalizimit të ekonomisë botërore.
Tags