Banka Qendrore Evropiane e pakënaqur nga fitorja e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34591-banka_qendrore_evropiane_e_pakënaqur_nga_fitorja_e_trump
Një nga funksionarët e BQE deklaroi se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA nuk është lajm i mirë për ekonominë botërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 09, 2016 18:06 Europe/Tirane
  • Banka Qendrore Evropiane e pakënaqur nga fitorja e Trump

Një nga funksionarët e BQE deklaroi se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA nuk është lajm i mirë për ekonominë botërore.

Evald Novotni, anëtar i Bordit Drejtues të BQE, tha se me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, bota ka hyrë në një dilemë të madhe. Ai shtoi se BQE do të marrë masat e nevojshme në rast të politikave të paqarta financiare dhe ekonomike të SHBA nën presidencën e Trump. Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA tronditi bursat dhe tregjet aksioneve në shumë vende të botës, pasi dihet se Trump është përkrahës i madh i industrisë vendase dhe kundërshtar i globalizimit të ekonomisë botërore.