Fitorja e Trump krijon trazira në Amerikë
(last modified Thu, 10 Nov 2016 14:50:59 GMT )
Nëntor 10, 2016 15:50 Europe/Tirane
  • Fitorja e Trump krijon trazira në Amerikë

Fitorja e Trump nuk është pritur mirë nga mijëra amerikanë të cilët kanë protestuar në shumë qytete përqark vendit.

Protestat u mbajtën nën sloganin “Jo presidenti im”, një term shumë i lakuar edhe në mediat sociale. Në Nju Jork, mijëra marshuan para Kullës Trump, duke shprehur pakënaqësinë e tyre mbi politikat e Trump lidhur me emigracionin, të drejtat e homoseksualëve dhe riprodhimit. Më herët, policia ngriti barriera dhe mori masa të tjera sigurie përqark qiellgërvishtëses, e cila pritet të jetë edhe selia e Trump gjatë tranzicionit të pushtetit. Ndërkohë në Chicago, turma të mëdha njerëzish bllokuan hyrjen e Kullës Trump, ndërsa në Portland, Oregon, demonstruesit dogjën flamuj amerikanë dhe paruke me ngjyrën e flokëve të Trump dhe shkaktuan edhe bllokimin e përkohshëm të një autostrade ndërshtetërore. Protesta të dhunshme pati edhe në Philadelphia e San Francisco. Raportohet se gjatë protestave janë arrestuar dhjetëra persona. Në fjalën e tij të fitores, Trump premtoi të shërojë plagët e përçarjes dhe të jetë president i të gjithë amerikanëve. Biznesmeni do të jetë presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara, pasi siguroi një fitore të papritur ndaj rivales së tij, Hillary Clinton.

Tags