Irani dhe Sllovakia theksojnë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe homologu i tij sllovak Miroslav Lajcak kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi të enjten për të siguruar terrenin për forcimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Sllovakisë.
Ky Memorandum Mirëkuptimi pritet të nxisë edhe më shumë konsultimet politike midis Teheranit dhe Bratislavës. Ministri i jashtëm i RII z, Mohamed Xhevad Zarif ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të Sllovakisë, përfshirë presidentin e këtij vendi Andrej Kisa, kryeministrin Robert Fico, etj. Z. Zarif po ashtu ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të biznesmenëve të të dy vendeve. Të enjten në mbrëmje Zarif pritet të largohet nga Bratislava për në Pragë.