Spanjë: Shkatërrohet grupi që rekrutonte fëmijët për ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34687-spanjë_shkatërrohet_grupi_që_rekrutonte_fëmijët_për_isis
Policia spanjolle ka arrestuar katër persona të cilët akuzohen se rekrutonin fëmijë dhe adoleshentë për grupin terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2016 14:14 Europe/Tirane
  • Spanjë: Shkatërrohet grupi që rekrutonte fëmijët për ISIS

Policia spanjolle ka arrestuar katër persona të cilët akuzohen se rekrutonin fëmijë dhe adoleshentë për grupin terrorist ISIS.

Ministria e Brendshme spanjolle bëri të ditur se arrestimet janë kryer në qytetin spanjoll  Borun Sotai. Personat e arrestuar kanë kryer aktivitete propagandistike për t’i tërhequr fëmijët dhe adoleshentët në grupin terrorist ISIS dhe për t’i dërguar më pas në Siri dhe Irak. Tre burra dhe një grua kishin krijuar një celulë rekrutimi në Borun Sotai dhe kishin lidhje të përhershme komunikimi me terroristët e ISIS në Siri dhe Irak si dhe me celula të ngjashme në vende të tjera europiane. Sipas autoriteteve spanjolle, gjatë këtij viti policia spanjolle ka arrestuar 161 persona të dyshuar për bashkëpunim me grupet terroriste.