Parlamenti francez shqyrton kërkesën për largimin e Hollande
Kryetari i parlamentit francez, ka njoftuar për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve republikanë, për nevojën e largimit të presidentit të Francës, në suaza të ligjit.
Sipas uebfaqes së të përjavshmes franceze Le Poan, Kalud Bartolon, të enjten në mbrëmje ka njoftuar se zyra e sekretariatit të parlamentit francez ka pranuar kërkesën e 79 deputetëve republikanë dhe nëse kjo kërkesë miratohet, do të paraqitet në Komisionin ligjor të parlamentit. Kryetari i parlamentit francez gjithashtu vuri në dukje se nga një kopje e kësaj kërkese do t'i dërgohet presidentit francez Francois Hollande dhe kryeministrit Manuel Valls. Nëse komisioni ligjor i parlamentit francez do ta miratojë kërkesën e republikanëve, do të ndërmerren masa ligjore. Në këtë mes, Bruno Le Maire, deputet republikan i parlamentit francez dhe kandidat për president, kërkesën për largimin e Hollande e ka konsideruar vullnet të popullit francez. 79 deputetë republikanë në parlamentin e Francës kanë kritikuar punën e presidentit francez Franocis Hollande, duke e akuzuar atë për publikimin e sekreteve të mbrojtjes.