Vazhdojnë protestat anti-Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34810-vazhdojnë_protestat_anti_trump
Protestat pas zgjedhjes së Donald Trump si president, kanë vijuar në ditën e tyre të dytë, në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por në masë më të vogël.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 11, 2016 15:09 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat anti-Trump

Protestat pas zgjedhjes së Donald Trump si president, kanë vijuar në ditën e tyre të dytë, në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por në masë më të vogël.

Turmat e mbledhura përbëheshin më së shumti nga të rinj të cilët thonë se presidenca Trump do të krijojë ndarje të thella racore dhe gjinore. Megjithatë, forcat policore në Portland raportojnë se ata janë përballur me vandalizëm dhe sjellje agresive nga ana e protestuesve. Nuk ka munguar as reagimi i Trump, i cili me anë të Twitter-it, i ka quajtur këto protesta “tepër të padrejta” dhe të nxitura nga media, edhe pse procesi elektoral kishte qenë i hapur dhe i suksesshëm. Turmat e protestuesve u mblodhën në qytete të ndryshme amerikane. Në Portland, policia thotë se protesta duhet të konsiderohet si rebelim, pasi demonstruesit aty ishin të pajisur me sende të forta dhe shkatërruan ambjente publike. Policia ka arrestuar 29 veta. Në Minneapolis nuk pati raportime për protesta të dhunshme, por demonstruesit bllokuan përkohësisht një autostradë ndërshtetërore në të dyja drejtimet. Turma të vogla u mblodhën edhe në Philadelphia, Baltimore, Chicago e New York.