Fushata në mbështetje të Michelle Obama për zgjedhjet e vitit 2020
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34852-fushata_në_mbështetje_të_michelle_obama_për_zgjedhjet_e_vitit_2020
Kundërshtarët e presidentit të sapo zgjedhur në Amerikë kanë ngritur një fushatë në mbështetje të Michelle Obama për zgjedhjen e saj në postin e presidentit të ardhshëm në vitin 2020.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 12, 2016 08:40 Europe/Tirane
  • Fushata në mbështetje të Michelle Obama për zgjedhjet e vitit 2020

Kundërshtarët e presidentit të sapo zgjedhur në Amerikë kanë ngritur një fushatë në mbështetje të Michelle Obama për zgjedhjen e saj në postin e presidentit të ardhshëm në vitin 2020.

Pas zhgënjimit për humbjen e Hillary Clinton, mbështetësit e demokratëve i kanë kthyer sytë nga zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama. Në rrjetet sociale, ata i kërkojnë asaj të kandidojë për presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020. Pas fitores së Trump, mijëra vetë i janë bashkuar hashtagut ‘Mishelle for president 2020’ duke shprehur konsiderata e larta për zonjën e parë. Nuk dihet se çfarë planesh ka Michelle Obama për katër vitet e ardhshme, por ajo është e njohur për disa iniciativa të saj për edukimin e vajzave dhe mund të vazhdojë këtë iniciativë edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.  Ndërkohë nga ana e saj Michelle Obama është shprehur se nuk është e interesuar për tu bërë presidente e Amerikës.