Turqia vazhdon sulmet ajrore në veri të Sirisë
Nëntor 12, 2016 15:55 Europe/Tirane
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, Turqia i ka vazhduar sulmet ajrore në veri të Sirisë, duke vrarë 18 pjesëtarë të ISIS.
Në një deklarate të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke, thuhet se forcat ajrore turke kanë shkatërruar 4 ndërtesa dhe një makinë ushtarake të ISIS dhe këto sulme do të intensifikohen. Po ky burim thekson se 5 persona të armatosur të përkrahur nga Turqia dhe 5 pjesëtarë të ISIS janë vrarë gjatë luftimeve mes dy palëve. Ushtria turke njoftoi se në gjashtë sulme ajrore të forcave të koalicionit, janë vrarë dhjetë terroristë të ISIS.
Tags