Perëndimi nuk mund të flasë për dënimin me vdekje në Turqi
Është Turqia dhe populli turk që merr vendim për zbatimin ose jo të lëshimit të vendimit për dënim me vdekje nga ana e gjykatave dhe perëndimi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë çështje.
Kështu është shprehur dje Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan të shtunën deklaroi se çështja e dënimit me vdekje është në axhendën e qeverisë së Turqisë. “Çështja e dënimit me vdekje është në axhendën e qeverisë së Turqisë. Pas vendimit të parlamentit rreth kësaj, siç kam deklaruar edhe më parë, unë si president do të konfirmoj këtë vendim. Perëndimi nuk mund të marrë vendim në lidhje me të”, tha Erdogan, shkruan agjencia e lajmeve Partosday. Erdogan ka thënë se vendimin për këtë çështje do ta marr Parlamenti i Turqisë, si organi më i lartë i shtetit. Qeveria turke me anë të këtij vendimi synon të gjykojë dhe dënojë me vdekje elementët përgjegjës për grushtin e shtetit në Turqi, ku humbën jetën 246 persona.