2 policë të plagosur nga protestat në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34987-2_policë_të_plagosur_nga_protestat_në_amerikë
Për pasojë të protestave anti-Trump në Amerikë dy policë amerikane janë plagosur në shtetin Indiana.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 13, 2016 05:37 Europe/Tirane
  • 2 policë të plagosur nga protestat në Amerikë

Për pasojë të protestave anti-Trump në Amerikë dy policë amerikane janë plagosur në shtetin Indiana.

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara edhe mbrëmë, për të tretën natë me radhë, janë mbajtur protesta kundër zgjedhjes së Donald Trumpit për president të ardhshëm amerikan. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Majamit, Filadelfisë, Atlantës, Nju Jorkut, San Franciskos dhe Oregonit, duke e shprehur zemërimin e tyre ndaj retorikës kundërthënëse të Trumpit për imigrantët, myslimanët dhe femrat. Në Nju Jork, afro 1,200 demonstrues janë tubuar në Sheshin Uashington Park dhe afër ndërtesës Trump Tower, ku jeton zoti Trump. Donald Trump, i cili fillimisht i ka kritikuar protesutesit duke i cilësuar si “profesionistë”, që ishin të nxitur nga media”, mbrëmë vonë e ka ndryshuar qëndrimin dhe është shprehur në mënyrë pozitive për protestuesit. Më pëlqen fakti se grupe të vogla të protestuesve kanë pasion për vendin tonë të madh, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se ne të gjithë do të jemi së bashku dhe do të jemi krenarë. Nuk ka pasur raporte për dhunë ose arrestime në protestat e fundit, për dallim nga ato të së enjtes në mbrëmje, kur demonstruesit në Portland të Oregonit kanë hedhur gjësende dhe i kanë dëmtuar veturat e reja në një pikë të shitjes. Me këtë rast policia i ka arrestuar 26 vetë.