Uashingtoni konfirmon vrasjen e 4 ushtarëve amerikanë në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34990-uashingtoni_konfirmon_vrasjen_e_4_ushtarëve_amerikanë_në_afganistan
Pentagoni ka deklaruar se nga sulmi vetëvrasës në bazën e NATO-s në Bagram në Afganistan, janë vrarë katër ushtarë amerikanë, në atë që duket se ishte një lëshim i pazakonshëm i sigurisë në këtë bazë me mbrojtje të madhe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 13, 2016 05:38 Europe/Tirane
  • Uashingtoni konfirmon vrasjen e 4 ushtarëve amerikanë në Afganistan

Pentagoni ka deklaruar se nga sulmi vetëvrasës në bazën e NATO-s në Bagram në Afganistan, janë vrarë katër ushtarë amerikanë, në atë që duket se ishte një lëshim i pazakonshëm i sigurisë në këtë bazë me mbrojtje të madhe.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se nga ky shpërthim janë vrarë dy ushtarë dhe dy kontraktorë amerikanë, ndërsa 16 ushtarë të tjerë janë plagosur. Në mesin e të plagosurve është edhe një ushtar nga Polonia. Baza Bagram, në veri të Kabulit, është njëri nga kapacitetet ushtarake më të mëdha dhe me mbrojtjen më të fuqishme në Afganistan, ndërsa sulmi me bombë brenda perimetrit të bazës paraqet shkelje të rëndësishme të sigurisë. Në një kumtesë të misionit Mbështetja e Palëkundur, që udhëhiqet nga NATO-ja, u tha se eksplodimi ka ndodhur dje në mëngjes në bazën në veri të Kabulit dhe se në vendin e ngjarjes gjenden forca mbrojtëse dhe ekipe mjekësore. Mediet lokale kanë raportuar se një person, që është paraqitur si punëtor, ka pasur qasje në bazë dhe e ka aktivizuar jelekun vetëvrasës. Grupi Taleban ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim. Në bazën Bagram, janë të vendosur afro 10 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në kuadër të misionit për mbështetjen dhe trajnimin e forcave afgane.