Erdogan kritikon Bashkimin Evropian
Nëntor 13, 2016 06:28 Europe/Tirane
Presidenti i Turqisë ka kërkuar nga BE që të mbajë qëndrime transparente në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në këtë union.
Rexhep Taip Erdogan, pas kthimit të tij nga Bjellorusia ka thënë: Nëse BE nuk dëshiron anëtarësimin e Turqisë në këtë union, ajo duhet të shprehet qartazi dhen ë formë transparente. Turqisë po i përfundon durimi sa i përket anëtarësimit në BE. Negociatat për interesimin e Turqisë në BE kanë nisur në tetor të 2005-ës dhe deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Grushti i shtetit në Turqi dhe masat e marra nga Ankaraja, janë bërë shkak për tensionimin e marrëdhënieve të Turqisë me BE. Anëtarësimi i çdo vendi në BE duhet të miratohet më parë nga PE.
Tags