BE mund të vendos sanksione ekonomike kundër Turqisë
Kryetari i Parlamentit të Evropës ka bërë të ditur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Turqisë nga ana e Bashkimit Evropian.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Martin Shulz ka konfirmuar lajmet e publikuara në Bruksel në lidhje me Turqinë dhe ka deklaruar se liderët evropianë në takimin e ardhshëm në dhjetor 2016, në reagim ndaj politikave shtypëse të Erdogan, presidentit të Turqisë, kundër popullit të këtij vendi, do të miratojnë sanksione kundër për Turqinë. Kryetari i Parlamentit të Evropës deklaroi se ndërprerja e negociatave mes Turqisë dhe BE shkakton mbylljen e rrugëve të ndihmave të Evropës për opozitarët dhe për personat e arrestuar pas grusht shtetit të 15 korrikut. Në samitin e ardhshëm të Evropës do të bisedohet në lidhje me mënyrën e zbatimit të sanksioneve kundër Turqisë. Në rast të kthimit të dënimit të ekzekutimit me vrasje në Turqi, do të përfundojnë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian,- shtoi ndër të tjera Martin Shulz.