Amerika partner i krimeve të regjimit Al Khalifa në Bahrejn
Lideri i lëvizjes Al Amel Al Eslam në Bahrejn, Amerikën e ka konsideruar partner i regjimit Al Khalifa në kryerjen e krimeve në Bahrejn.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Sejed Xhafer Al Alevi, ka thënë: Amerikanët me përkrahjen ndaj regjimit Al Khalifa, përkrahin edhe krimet e këtij regjimit kundër popullit bahrejnas. Alevi ka shtuar se amerikanët në vend se të ndihmojnë në zgjedhjen e problemeve të popullit bahrejnas, të cilët po shtypen nga regjimi Al Khalifa, ata me politikat e tyre po ndihmojnë krimet e këtij regjimi. Pushteti në Bahrejn është përqendruar vetëm në duart e regjimit Al Khalifa dhe funksionarët e të gjithë aparateve dhe organeve drejtohen nga njerëz të afërt me mbretin e Bahrejnit. Bahrejni që nga vitit 2011 është shndërruar në një arenë protestash kundër regjimit Al Khalifa. Qytetarët bahrejnas po kërkojnë liri, vendosjen e drejtësisë dhe mënjanimin e diskriminimit në këtë vend, mirëpo këto kërkesa të tyre gjithnjë janë shtypur me dhunë nga regjimi Al Khalifa.