Artistët amerikanë mbështesin protestat kundër Trump
Artistë të Hollivudit dhe figura të njohura në Amerikë kanë mbështetur protestat kundër Donald Trump.
Artistja amerikane Janelle Monae në mbështetje të së drejtës së amerikanëve për të protestuar ka thënë: Të gjithë amerikanët duhet të bashkohen dhe të ngrihen kundër politikave përçarëse dhe të shprehin shqetësimin e tyre për fatin e brezave të ardhshëm. Andrew Garfield një tjetër artist i njohur amerikan ka thënë: Fanatizmi, racizmi, injoranca, inkurajimi i dhunës, nxitja e popullit, pikëpamjet negative ndaj njerëzimit, mungesa e solidaritetit dhe faktorë të tjerë, tregojnë që Trump nuk mund të jetë përfaqësues i një qytetari amerikan. Pharrell Williams një tjetër artist amerikan shprehu keqardhjen për fitoren e Trump dhe tha se zezakët, meksikanët dhe femrat duhet të bashkohen dhe të mos lejojnë që racisti Trump të bëhet president. Që nga 8 nëntori, kur Trump u zgjodh president i ardhshëm i Amerikës, në shumë qytete të Amerikës nisën protestat kundër Donald Trump.