Reuters: Trump do ta ushqejë makinerinë propagandistike të terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35149-reuters_trump_do_ta_ushqejë_makinerinë_propagandistike_të_terroristëve
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan: " Liderët e grupeve terroriste do të shfrytëzojnë Donald Trump si një mundësi për të rekrutuar të rinj dhe të reja myslimane që janë të pakënaqur me Perëndimin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2016 11:46 Europe/Tirane
  • Reuters: Trump do ta ushqejë makinerinë propagandistike të terroristëve

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan: " Liderët e grupeve terroriste do të shfrytëzojnë Donald Trump si një mundësi për të rekrutuar të rinj dhe të reja myslimane që janë të pakënaqur me Perëndimin.

Një agjencisë angleze e lajmeve po ashtu ka shkruar: Terroristët nga Afganistani deri në Algjeri, synojnë që pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA, tërheqjen e më shumë forca për t'i përdorur ato. Komandantët e talebanëve  dhe liderët e ISIS, kanë thënë: Deklratat e Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë, do ta shfrytëzojmë si mundësi për rekrutimin e forcave të reja, sidomos të rinisë myslimane në vendet perëndimore. Reuters duke cituar Abu Omar Al Khorasani, komandant i lartë i ISIS në Afganistan i cili në twiter kishte shkruar: Ky person (Trump) është i çmendur dhe urrejtja e tij kundër myslimanëve do ta bëjë punën tonë më të lehtë, sepse ne do të mund të rekrutojmë më shumë anëtarë. Trump gjatë fushatës zgjedhore ka pasur një qëndrim të ashpër kundër grupeve terroriste dhe është zotuar se do ti shtypë rëndë. Presidenti i SHBA pas deklaratave të tij në lidhje me ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë, e ka ndryshuar këtë deklaratë, duke e adresuar atë vetëm për shtete të cilat eksportojnë terrorizmin. Mirëpo ai nuk ka dhënë shumë informacione në lidhje me mënyrën e përballjes me grupet terroriste si talebanët, Al Kaeda dhe ISIS. Moktada Sadr, lider i fuqishëm shiit, ka thënë: Trump nuk mund ta bëjë dallimin  mes ekstremistëve dhe të moderuarve në Islam dhe ka harruar se pikëpamjet ekstremiste të tij do të bëhen shkak për krijimin e terrorizmit të ri.