Thirrja e grave amerikane për protesta kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35152-thirrja_e_grave_amerikane_për_protesta_kundër_trump
Mijëra gra amerikane, kanë bërë thirrje për protesta kundër presidentit të zgjedhur amerikan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2016 11:46 Europe/Tirane
  • Thirrja e grave amerikane për protesta kundër Trump

Mijëra gra amerikane, kanë bërë thirrje për protesta kundër presidentit të zgjedhur amerikan.

Sipas Press TV, mbi 66 mijë gra amerikane kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në protestat masive në datës 21 janar 2017 në Uashington, kundër Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA. Këto protesta do të mbahen një ditë pas fillimit të detyrës zyrtare të Donald Trump si presidenti i SHBA. Vlen të theksohet se, qindra persona në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara vijojnë të protestojnë për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Ata argumentojnë se republikani përbën një kërcënim për të drejtat civile të popullit, ndërkohë që kritikojnë premtimet në fushatën e republikanit dhe përfshirjen e tij në skandale seksuale. Aktivistët parashikojnë zhvillimin e mëtejshëm të protestave, të cilat mund të përshkallëzohen deri në një lëvizje masive përqark vendit.