BE beson në vazhdimin e marrëdhënieve me SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35182-be_beson_në_vazhdimin_e_marrëdhënieve_me_shba
Europa kërkon vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Uashingtonin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2016 17:26 Europe/Tirane
  • BE beson në vazhdimin e marrëdhënieve me SHBA

Europa kërkon vazhdimin e lidhjeve të ngushta me Uashingtonin.

Kështu u shpreh përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, lidhur me zgjedhjen e Donald Trumpit president. Ministrat u shprehën të interesuar të mësojnë detajet e planeve të udhëheqësit të ri amerikan, e megjithatë presin që raportet të jenë të mira. “Ne po presim me padurim një partneritet shumë të fortë me administratën e re amerikane. Kemi vendosur së bashku të bashkëpunojmë me të, që në javën e parë të ndryshimit të presidencës”, tha Mogherini. Europianët duhet të demonstrojnë unitet në tema të rëndësishme, si në marrëveshjen e klimës, ashtu dhe në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Të dyja marrëveshjet, Donald Trump i vuri në pikëpyetje gjatë fushatës elektorale dhe, në muajt e fundit, ai i preku europianët me deklaratat e tij për Rusinë dhe për rolin e NATO-s.