Irani dhe Kina bashkë përballë kërcënimeve të përbashkëta të sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35191-irani_dhe_kina_bashkë_përballë_kërcënimeve_të_përbashkëta_të_sigurisë
RII dhe Kina kanë një qëndrim sa i përket vullnetit të të dyja vendeve për nxitjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar dhe rajonal dhe në luftën kundër kërcënimeve të sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2016 18:35 Europe/Tirane
  • Irani dhe Kina bashkë përballë kërcënimeve të përbashkëta të sigurisë

RII dhe Kina kanë një qëndrim sa i përket vullnetit të të dyja vendeve për nxitjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar dhe rajonal dhe në luftën kundër kërcënimeve të sigurisë.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të RII, shprehu gatishmërinë e Iranit për të organizuar manovra të përbashkëta ushtarake me Kinën. Gjeneral brigade Mohamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të RII, në takimin e zhvilluar sot në Teheran me ministrin e mbrojtjes të Kinës, z. Chang Van Chuan, duke shprehur kënaqësinë për zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Pekin në fushën e   mbrojtjes, theksoi se këto marrëdhënie duhet të ngrihen në nivel strategjik nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit. Gjeneral birgade Mohamed Bagheri duke theksuar nevojën e bashkëpunimit mes Iranit dhe Kinës në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, deklaroi se RII është plotësisht e gatshme për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ushtarake me Kinën si dhe për organizimin e manovrave të përbashkëta me forcat e armatosura kineze.  Ai vlerësoi rolin konstruktiv të Kinës në zhvillimet ndërkombëtare dhe kërkoi vazhdimin e këtij roli për t’i bërë ballë politikave ekspansioniste dhe militariste të imperializmit botëror. Nga ana e tij, ministri kinez i mbrojtjes duke vlerësuar rolin e  rëndësishëm të RII në rajon dhe në botë, tha se forcat e armatosura të Kinës janë të angazhuara për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve në sektorin e mbrojtjes. Vazhdimi i kontakteve mes funksionarëve të lartë ushtarakë të Iranit dhe Kinës, bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet për konsolidimin e paqes në rajon dhe në botë, ishin tema të tjera të takimit mes gjeneral brigade Mohamed Bagheri dhe ministrin e mbrojtjes të Kinës, z. Chang Van Chuan. Pas takimit, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të RII në një konferencë shtypi, deklaroi se së shpejti do të mblidhet komisioni i përbashkët ushtarak Iran-Kinë, ku do të merren vendime të rëndësishme mbi forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.