Arrestohet ministri i ekonomisë së Rusisë
Komiteti i inspektimit të Rusisë të martën ka deklaruar se Alexey Ulyukae, ministri i ekonomisë së Rusisë, është arrestuar si i dyshuar për marrjen e ryshfetit dy milionë dollarë në kuadër të tregut të naftës.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se komiteti për inspektim i cili është organi kryesor për kryerjen e hetimeve në lidhje me krimet në Federatën e Rusisë, sëshpejti do t'i kumtojë akuzën Alexey Ulyukae dhe si pasojë ai mund të dënohet me 8 deri në 15 vjet burg. Sipas deklaratës së komitetit hetimor të Rusisë, ministri i ekonomisë së këtij vendi dyshohet se në tetor të këtij viti ka marrë ryshfet 2 milion dollarë për ta miratuar kërkesën e kompanisë Rusnaft e cila është një kompani gjigante gjysmë shtetërore në Rusi. Alexey Ulyukae nga viti 2000 deri në vitin 2004 ka qenë zv/ministër i financave dhe që nga prilli i vitit 2004 deri në korrik të vitit 2013 ka qenë zv/guvernator i parë i Bankës Qendrore të Rusisë, ndërsa nga 24 qershori i këtij viti deri në kohën e arrestimit ka drejtuar Ministrinë për Zhvillim Ekonomik të Rusisë. Kohë më parë është arrestuar edhe Dimitri Zakharçenko, shefi i komitetit për luftë kundër korrupsionit financiar në Ministrinë e Brendshme të Rusisë pasi në shtëpinë e njërit prej të afërmeve të tij u zbuluan 220 milionë dollarë kesh me paketim të bankave amerikane.