Snowden paralajmëron për spiunazhe të reja nga ana e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35224-snowden_paralajmëron_për_spiunazhe_të_reja_nga_ana_e_amerikës
Ish kontraktori amerikan i NSA ka shprehur shqetësime mbi mundësinë e nisjes së një programi të ri spiunazhi nga ana e Amerikës pas fitores së Donald Trump.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 15, 2016 09:40 Europe/Tirane
  • Snowden paralajmëron për spiunazhe të reja nga ana e Amerikës

Ish kontraktori amerikan i NSA ka shprehur shqetësime mbi mundësinë e nisjes së një programi të ri spiunazhi nga ana e Amerikës pas fitores së Donald Trump.

Eduard Snowden ka thënë se pas fitores së Donald Trump në postin e  presidentit në Amerikë, ambienti demokratik në këtë vend është shkatërruar. Reagimi i Snowden ka ardhur pas publikimit të informacioneve në procesin zgjedhor në Amerikë. Ndërsa demokratët kanë kritikuar drejtorin e FBI për bërjen publike të lajmit për hetimin e Clinton, Shtëpia e Bardhë në një konferencë për shtyp ka deklaruar se as e mbron dhe as e kritikon veprimin e kreut të Byrosë Federale të Investigimit. Sekretari  për mediat i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Obama beson se James Comey është një zyrtar me integritet dhe me karakter. Ai tha se presidenti nuk beson se drejtori i FBI ka ndikuar tek zgjedhjet, por thjesht është ndodhur në një pozicion shumë të vështirë. Ky qëndrim e vendosi presidentin Obama në një raport delikat me demokraten Hillary Clinton. Sipas demokratëve drejtori i FBI ka shkelur ligjin dhe ka ndërhyrë në zgjidhje.