Kryeministri i Francës kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Qeveria franceze do të kërkojë nga Parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmit terrorist që ndodhi një vit më parë në Paris, ka thënë kryeministri i Francës Manuel Vals.
Duke iu drejtuar deputetëve, Vals ka thënë se zgjedhjet e ardhshme si dhe mbështetja që Franca është duke i dhënë koalicionit në luftën kundër ISIS-it në Irak dhe Siri, do të thotë se nuk duhet të injorohet rreziku nga sulmet terroriste. "Për këtë arsye, ne propozojmë që të zgjatet situata e jashtëzakonshme”, ka thënë Vals. Gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur herën e parë në korrik për gjashtë muaj. Vals nuk bëri të qartë se në çfarë periudhe kohore qeveria do të kërkojë zgjatjen e kësaj gjendje. Franca javën që shkoi ka shënuar një vjetorin e sulmeve terroriste në Paris ku u vranë më shumë se 130 njerëz. Vals edhe atëherë ka paralajmëruar se rreziku nga terrorizmi nuk ka kaluar