Protestat e nxënësve studentëve amerikanë kundër Trump
Mijëra nxënës kanë lënë orët e mësimit për të protestuar kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke vazhduar protestat edhe në javën e dytë.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se në Los Angeles rreth 4 mijë nxënës dhe studentë kanë marrë pjesë në protestë duke hedhur slogane "JO Fashistëve", "JO Racistëve" dhe "Thoni: Mirësevini emigrantë!" dhe në këtë mënyrë kanë kundërshtuar planet e Trumpit për të dëbuar imigrantët e paligjshëm dhe për të ndërtuar murin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës. Zyrtarët e arsimit në Seattle thanë se rreth 5 mijë studentë të shkollave të larta dhe nxënës të shkollave të mesme, do të thotë mbi 10 për qind e studentëve të këtij rajoni, kanë marrë pjesë në protestat e organizuar kundër Donald Trump. Qindra studentë të tjerë, marshuan në protestë në Portland, Oregon, Montgomery County, Maryland, Denver dhe në rajonin San Francisco. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në qytete nga New Yorku deri në Los Angeles në protestat e organizuara kundër prej fitores së Trump ndaj demokrates Hillary Clinton, më 8 Nëntor. Trump siguroi vota të mjaftueshme në Kolegjin Zgjedhor prej 538 anëtarëve për të fituar presidencën. Protestuesit kanë dënuar sulmet ndaj grave që bartin shami të kokës, grafitet raciste dhe ngacmimin e fëmijëve imigrantë.