Misioni i fundit i Obamas në Evropë
Ekspertët e çështjeve politike kanë thënë se qëllimi i vizitës së Barak Obamas, presidentit të Amerikës, në Evropë është deklarimi i mbështetjes së Uashingtonit ndaj "Kontinentit të Gjelbër".
Sipas revistës "Politico", Barak Obama i cili për herë të fundit gjatë mandatit të tij presidencial ka udhëtuar për në Evropë, synon t'i sigurojë evropianët për mbështetjen e Uashingtonit ndaj tyre. Presidenti i Amerikës të martën ka hyrë në Athinë duke u pritur nga protestat e gjera të qytetarëve grekë dhe është takuar dhe ka biseduar me kryeministrin e Greqisë. Vlen të theksohet se evropianët janë të tmerruar nga politikat e Donald Trump ndaj "Kontinentit të Gjelbër", prandaj kanë mirëpritur vizitën e Obamas mirëpo e dinë shumë mirë se me ardhjen e Donald Trump, do të ndryshojnë shumë politika të Amerikës. Revista "Politico" në artikullin e saj ka shkruar se Obama i cili edhe vet e konsideron Donald Trump si kërcënim për rezultatet e qeverisë së tij dhe për sigurinë e botës, do t'i sigurojë evropianët që me ardhjen e presidentit të ri, nuk do të ndryshohen aq shumë politikat e Uashingtonit. Sipas këtij burimi, disa minuta pas përfundimit të bisedës telefonike të Donald Trump me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, Barak Obama deklaroi për vendet e botës se politika e jashtme e Amerikës me siguri se nuk do të ketë ndryshim të madh dhe nën udhëheqjen e një njeriu tjetër, nuk do të shkelet asnjë parim i saj.