Protesta të dhunshme në Bruksel
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35401-protesta_të_dhunshme_në_bruksel
Disa mijëra ushtarakë belgë janë hedhur në protestë të martën në rrugët e Brukselit duke kundërshtuar reformën e qeverisë që rrit moshën e pensionit për ta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2016 16:34 Europe/Tirane
  • Protesta të dhunshme në Bruksel

Disa mijëra ushtarakë belgë janë hedhur në protestë të martën në rrugët e Brukselit duke kundërshtuar reformën e qeverisë që rrit moshën e pensionit për ta.

Protesta u shoqërua me përleshje me forcat e rendit. Autoritetet thanë se 8 500 ushtarakë jashtë detyrës protestuan në qendrën historike të qytetit, ndërsa forcat e policisë kryen qitje me topa uji ndaj tyre si dhe bomba me tym. Vitin e shkuar, personeli ushtarakë belgë ka punuar për ruajtjen e ndërtesave qeveritare dhe të Bashkimit Evropian pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Paris në nëntor dhe në Bruksel në mars. Qeveria njoftoi muajin e kaluar për rritjen e moshës së pensionit nga 56 vjeç në 63.