Më 4 dhjetor, Italia referendum për reformën kushtetuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35521-më_4_dhjetor_italia_referendum_për_reformën_kushtetuese
Qeveria italiane ka vendosur që më 4 dhjetor të mbahet referendum për reformën kushtetuese.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2016 16:56 Europe/Tirane
  • Më 4 dhjetor, Italia referendum për reformën kushtetuese

Qeveria italiane ka vendosur që më 4 dhjetor të mbahet referendum për reformën kushtetuese.

Reformat e propozuara që konsiderohen si më të rëndësishmet në Itali që prej Luftës së Dytë Botërore do ta modernizonin parlamentin dhe sistemin zgjedhor, me qëllim që Italia të ketë stabilitet politik. Këto reforma që janë miratuar nga dy dhomat e parlamentit më herët gjatë këtij viti, do t’i jap fund sistemit ekzistues, ku secili ligj duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit- proces ky që mund të zgjasë me vite. Ky sistem ishte vendosur pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim që të shmangin rikthimin e fashizmit. Por sot ai shihet si burim i paralizës politike dhe jostabilitetit, duke bërë që Italia që prej vitit 1945 të ndërrojë 63 qeveri. Vetëm prej vitit 2010, Italia ka pasur katër kryeministra të ndryshëm: Silvio Berlusconin, Mario Montin, Enrico Lettan dhe Matteo Renzin. Reformat kushtetuese të propozuara do të reduktonin shumë rolin e Senatit, i cili do të merret vetëm me një numër të caktuar të ligjeve të reja. Fushata pro ndryshimeve udhëhiqet nga mazhoranca qeverisëse dhe kryeminsitri Renzi, por kundër këtyre ndryshimeve janë partitë opozitare, sipas  të cilave reforma do të zhduke kontrollet demokratike që u rivendosën pas luftës për të shmangur rilindjen e një lideri politik të njëjtë me diktatorin fashist Benito Musolini.