Përleshje në një kamp emigrantësh në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35638-përleshje_në_një_kamp_emigrantësh_në_greqi
Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë, bomba molotov dhe fishekzjarre tendat e një kampi emigrantësh në Souda, në ishullin e Kiosit, duke detyruar rreth 150 persona të largoheshin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 18, 2016 19:53 Europe/Tirane
  • Përleshje në një kamp emigrantësh në Greqi

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë, bomba molotov dhe fishekzjarre tendat e një kampi emigrantësh në Souda, në ishullin e Kiosit, duke detyruar rreth 150 persona të largoheshin.

Bëhet fjalë për natën e dytë të dhunës pranë kampit të ishullit, ku në total ndodhen rreth 4 mijë emigrantë. Tenda të shumta, përfshirë një nën të cilën ndodheshin 50 vetë, mbetën të dëmtuara nga flakët. Por përveç flakëve, disa refugjatë u dëmtuan edhe nga gurët e hedhur. Roland Schoenbauer, një zëdhënës i UNHCR-së, ka deklaruar se një refugjat sirian u godit në kokë nga një gur, duke marrë lëndime serioze.  “Njerëzit janë të trembur. Është e vështirë t’i bindësh që të kthehen në kamp”, ka deklaruar Schoenbauer. Sipas tij, situata mbetet e tensionuar dhe UNHCR nuk ka arritur që të zëvendësojë tendat e dëmtuara.  “Vullnetarët na kanë ndihmuar me tenda të vogla, por shumë emigrantë nuk do të kenë një vend të thatë për të kaluar natën”, tha Schoenbauer.