Putin paralajmëron NATO-n
Vladimir Putin të premten në një takim me pjesëmarrjen e ministrit të mbrojtjes dhe të komandantëve të lartë të ushtrisë së Rusisë, ka paralajmëruar NATO-n se vendi i tij në vetëmbrojtje dhe për të ruajtur interesat e tij, do të bëjë çdo veprim.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në këtë takim e ka përshkruar të rrezikshme Aleancën Veri-Atlantike (NATO) dhe kritikoi ashpër perëndimin për mosrespektimin e marrëveshjeve në lidhje me dislokimin e sistemeve raketore. Putin shtoi se qëllimi i dislokimit të sistemeve raketore është një veprim i NATO-s për të fituar privilegje përballë Rusisë. Ndërkohë, Kremlini ka për qëllim asgjësimin e çdo lloj kërcënimi ushtarak kundër sigurisë së Rusisë, duke përfshirë edhe kërcënimet përkatëse me krijimin e sistemit kundërajror raketor nga ana e NATO-s.