Zëvendësi i Trump pritet me protesta në teatër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35770-zëvendësi_i_trump_pritet_me_protesta_në_teatër
Amerikanët nuk janë ambientuar ende me faktin që në krye të tyre pas 20 janarit do të jetë dyshja Donald Trump dhe Mike Pence dhe këtë e tregon edhe pritja që iu rezervua zv.Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në teatrin “Broadway” në Nju Jork.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 20, 2016 04:27 Europe/Tirane
  • Zëvendësi i Trump pritet me protesta në teatër

Amerikanët nuk janë ambientuar ende me faktin që në krye të tyre pas 20 janarit do të jetë dyshja Donald Trump dhe Mike Pence dhe këtë e tregon edhe pritja që iu rezervua zv.Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në teatrin “Broadway” në Nju Jork.

Pence u shfaq në këtë teatër për të ndjekur muzikalin “Hamilton”, por u prit nga fërshëllimat e publikut dhe një mesazh të organizatorëve të shfaqjes.“Ne zotëri, jemi Amerika e shumëllojshmërisë dhe jemi të alarmuar dhe në ankth se administrata juaj e re nuk do ta mbrojë këtë shumëllojshmëri”, lexoi mesazhin aktori Brandon Dixon. Sipas raportimeve, mesazhi ishte përgatitur nga skenaristët e shfaqjes menjëherë sapo kishin mësuar se në sallë do të ishte edhe Mike Pence.Leximi i mesazhit u prit me brohorima në publik dhe u desh thirrja e Brandon Dixon për të qetësuar publikun nga thirrjet kundërshtuese drejtuar Mike Pence.