Britania me strategji të re për ekonominë pas Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35917-britania_me_strategji_të_re_për_ekonominë_pas_brexit
Kryeministrja britanike, Theresa May premtoi sot një strategji të re industriale për të rritur ekonominë postBrexit të Britanisë dhe të përhapë mirëqenien për familjet e varfra.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2016 17:06 Europe/Tirane
  • Britania me strategji të re për ekonominë pas Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May premtoi sot një strategji të re industriale për të rritur ekonominë postBrexit të Britanisë dhe të përhapë mirëqenien për familjet e varfra.

“Strategjia jonë moderne industrial do të jetë më ambicioze për biznesin dhe Britaninë e Madhe”, deklaroi May para fjalimit në Konfederatën e Industrisë Britanike, që përfaqëson rreth 190 000 biznese. “Ka të bëjë me qeverinë që bën një hap para dhe jo mbrapa, duke u mbështetur në forcat tona, dhe duke ndihmuar Britaninë e Madhe që të kapërcejë sfidat e ekonomisë tonë”, shtoi kryeministrja britanike. “Ka të bëjë me bërjen e një mundësie historike që ne kemi tani për të sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm dhe të përcaktuar,” tha ajo. May tha se ka për qëllim të hapë vende pune si dhe të rrisë ekonominë për çdo komunitet në çdo cep të vendit. Ajo njoftoi një rritje prej dy miliardë paund në vit në investimet e qeverisë në kërkime dhe zhvillim për t’u siguruar që biznesi britanik të mbetet në hap me kohën e zbulimit shkencor dhe teknologjik.