Putin nuk e fsheh armiqësinë me Obamën dhe optimizmin për Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35926-putin_nuk_e_fsheh_armiqësinë_me_obamën_dhe_optimizmin_për_trump
Barack Obama dhe Vladimir Putin, nuk e kanë fshehur armiqësinë mes tyre. Në një takim të zhvilluar në Peru ku mbahej një samit ekonomik, Obama dhe Putin kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh shumë të ftohtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2016 17:54 Europe/Tirane
  • Putin nuk e fsheh armiqësinë me Obamën dhe optimizmin për Trump

Barack Obama dhe Vladimir Putin, nuk e kanë fshehur armiqësinë mes tyre. Në një takim të zhvilluar në Peru ku mbahej një samit ekonomik, Obama dhe Putin kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh shumë të ftohtë.

Shtëpia e Bardhë tha se ata kanë zhvilluar edhe një takim, që ka zgjatur vetëm 4 minuta. Marrëdhëniet mes Obamas dhe Putin janë acaruar sidomos pas ndërhyrjeve në Siri dhe rusët tani shpresojnë që me zgjedhjen e Trump, situata mes SHBA-së dhe Rusisë të qetësohet. Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi gjatë mbledhjes së vendeve të Azi-Paqësorit (APEC), në Peru, se kërkon të normalizojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë. “Donald Trump ka konfirmuar qëllimet e tij për të normalizuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë, edhe unë kërkoj të njëjtën gjë”, ka deklaruar Vladimir Putin. Putin ka bërë gjithashtu edhe një bilanc të marrëdhënieve me presidentin Barack Obama ku thekson se “ishte e vështirë të punonin bashkë. Por kemi respektuar njëri-tjetrin dhe pozicionet tona”.