Kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar viziton Iranin
Peter Maur, kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar sëshpejti do të zhvillojë një vizitë në Iran për tu takuar dhe biseduar me funksionarët iranianë në lidhje me krizën në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kryetari i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, gjatë vizitës së ardhshme të tij në Teheran, do të bisedojë me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me krizën në Siri, sidomos në lidhje me rrugët për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara në këtë vend. Maur në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Dublin të Irlandës, deklaroi se Organizata e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar është duke zhvilluar kontakte me të gjitha palët për të gjetur një rrugëzgjidhje në lidhje me krizën në Siri, sidomos në lidhje me krizën humanitare në qytetin e rrethuar Alepo. Në këtë kuadër ai shtoi se gjatë ditëve të ardhshme do të shkojë Teheran, Moskë dhe Uashington.