Anglezët të irrituar nga shpenzimet e monarkisë
Vendimi i qeverisë angleze për rikonstruksionin e pallatit mbretëror me fondet publike, ka hasur në kundërshtimin e madh të qytetarëve anglezë. Deri tani mbi 100 mijë anglezë kanë nënshkruar një peticion kundër rikonstruksionit të pallatit mbretëror me fondet publike.
Me anë të këtij peticioni, anglezët kanë kundërshtuar rindërtimin e pallatit mbretëror Bakingam. Mbretëresha e Anglisë ka të ardhura private, një grant qeveritar dhe përfitime të ardhurash nga pasuria. Me një vlerë personale të përllogaritur neto, prej 515 milionë dollarë, mbretëresha Elizabeth renditet ndër gratë më të pasura në botë. Kështu që nuk është aspak e çuditshme, nëse qeveria britanike kërkon të sigurohet se mbretëresha nuk do të pasurohet më shumë, ndërkohë qe në vend bëhen shkurtime të vendeve të punës dhe shpenzimeve. Por gjithsesi, qeveria mund të ndikojë vetëm në pjesën e të ardhurave të Mbretëreshës, pasi pjesa tjetër është private dhe e garantuar me ligj. Të ardhurat nga pasuritë e trashëguara private, siç është Sandringham dhe kështjella Balmora, si dhe portofoli i investimeve të saj personale. Mbretëresha paguan taksat nga të ardhurat, por pasuria e saj private nuk është bërë asnjëherë publike. Këto shpenzime për familjen mbretërore në Angli bëhen në kohën kur qeveria angleze prej kohësh ka ndërmarrë një projekt për reduktimin e shpenzimeve të shërbimeve publike. Qeveria britanike njoftoi detajet e reduktimit te shpenzimeve publike. Si pasojë rreth gjysme milioni vende pune do te shkurtohen deri ne vitin 2017 dhe thuajse te gjitha ministritë do te përballen me shkurtime drastike te buxhetit e madje edhe mbretëresha do te preket prej kësaj mase te re. Edhe pse behet fale për reduktimet me te mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore mbetet për tu parë fakti nëse ato do te kenë apo jo rezultatin e pritshëm mbretëresha e Anglisë ka anuluar festat ne Pallatin Bakingam por qe nga e merkura i duhet te përballet edhe me prishje te tjera planesh. Dhe ketë here nuk behet fjale vetëm për plane festash. Masat e shkurtimit te shpenzimeve ne sektorin publik te bera publike te merkuren ne Parlamentin britanik perfshijne nder te tjera edhe nje reduktim te buxhetit mbreteror. Sipas guvernatorit te Bankes se Anglise Britania do te perballet me nje dhjetevjecar te veshtire ekonomikisht. Shpenzimet e shtetit do te ulen me 83 miliarde dhe taksat do te rriten me 29 miliarde paund. Te gjitha keto por dhe te tjera jane shifra jashtezakonisht te medha dhe sigurisht qe nuk do te priten aspak mire nga britaniket te cilet e ndjejne se kjo parashikon per ta dite me te veshtira. Sindikatat nderkohe i kane mobilizuar anetaret e tyre per ti kundershtuar shkurtimet e vendeve te punes ndersa studentet kane dale neper rruge per te protestuar ne lidhje me rritjen e shpenzimeve te shkolles. Megjithate nuk ka shans qe britaniket te kete te njejtin reagim qe kane aktualisht francezet ndaj reformave të qeverisë. Pavarësisht gjithë inatit dhe zemëratës qe shume shtresa dhe grupe te popullatës janë duke shprehur shume britanike duket se janë pajtuar me fatin e tyre te ardhshëm. Sipas disa sondazheve te opinionit pjesa me e madhe e anglezeve mendon se masat aktuale te kreditimit te shpenzimeve publike janë te pashmangshme për shpëtimin e vendit.