Putin lavdëron François Fillon, garues për president të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36115-putin_lavdëron_françois_fillon_garues_për_president_të_francës
Presidenti rus, Vladimir Putin e cilësoi profesionist të vërtetë François Fillon, favorit i primareve të së djathtës në garën për president të Francës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2016 16:59 Europe/Tirane
  • Putin lavdëron François Fillon, garues për president të Francës

Presidenti rus, Vladimir Putin e cilësoi profesionist të vërtetë François Fillon, favorit i primareve të së djathtës në garën për president të Francës.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me primaret në Francë, pas një takimi në Kremlin, presidenti rus vlerësoi se François Fillon, që ka shfaqur qasjen e tij me personalitetin më të fortë të Kremlinit dhe aspiron heqjen e sanksioneve evropiane kundër Rusisë, dallohet qartësisht nga politikanët e planetit. “Në pamje të parë, ai është i mbyllur, i rezervuar, por pavarësisht mënyrave të tij shumë evropiane, ai ka aftësi për të mbrojtur pikëpamjen e tij. Është një negociator i vështirë, një profesionist i madh”, vijoi Vladimir Putin. “Kemi punuar bashkë, kur ai ishte në kreun e qeverisë franceze. Kemi zhvilluar shumë takime dhe kemi pasur marrëdhënie shumë të mira”, shtoi presidenti rus, raportoi televizioni publik rus.