Greva e pilotëve gjermanë, dëme të mëdha financiare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36211-greva_e_pilotëve_gjermanë_dëme_të_mëdha_financiare
Greva dy ditore e pilotëve të kompanisë së fluturimeve Lufthansa që çoi në rreth 2 mijë anulime, i ka kushtuar kompanisë rreth 20 milionë Euro humbje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2016 14:10 Europe/Tirane
  • Greva e pilotëve gjermanë, dëme të mëdha financiare

Greva dy ditore e pilotëve të kompanisë së fluturimeve Lufthansa që çoi në rreth 2 mijë anulime, i ka kushtuar kompanisë rreth 20 milionë Euro humbje.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për humbjet dhe dëmin tashmë të shkaktuar, por edhe për rezervimet afatmesme. Ne po vërejmë se sjellja e konsumatorit po ndryshon. Çdo ditë e grevës i kushton kompanisë 10 milionë Euro,” u shpreh Harry Hohmeister, drejtori i qendrës së menaxhimit të Luftansas. Gjigandi gjerman i fluturimeve ka anuluar 1.800 fluturime, ose një e treta e shërbimeve të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten, duke prishur planet e mbi 215 mijë udhëtarëve. Greva e së premtes prek vetëm fluturime me ngarkesë të shkurtër teksa udhëtarët duket se kanë humbur durimin dhe mirëkuptimin kundrejt kompanisë e cila goditet për të 14-ën herë nga greva. Greva e pilotëve në 2014 i kushtoi kompanisë Lufthansa 222 milionë Euro, ose rreth 21 milionë Euro në ditë. Në 2015, sabotimi i punës nga pilotët dhe nga ekuipazhi i kabinës kushtoi 231 milionë euro, 30 milionë euro në ditë. Unioni i pilotëve kërkon një rritje mesatare vjetore prej 3.7 për qind në pagat e 5,400 pilotëve në Gjermani për një periudhë pesëvjeçare, por kompania Luftahansa ka ofruar 2.5 për qind rritje deri në 2019.