Një nga superfuqitë e botës i përgjigjet ashpër Trump-it
Një autoritet i lartë kinez ka njoftuar se në rast se presidenti i zgjedhur amerikan do t'i zbatojë në praktikë kërcënimet e tij të bëra verbalisht, Pekini do të kërkoj realizimin e të drejtave të tij nëpërmjet rregulloreve të OBT-së.
Sipas kanalit televiziv Press TV, Zhang Xiangchen, zyrtar i Ministrisë së tregtisë së kinës, të mërkurën në takimin dy ditor të ekonomisë dhe tregtisë ku morën pjesë përfaqësues nga SHBA dhe Kina, ka bërë të ditur se në rast se Donald Trump fillon t'i praktikojë deklaratat e tij kërcënuese, Kina do të mbrojë veten sipas dispozitave të parapara nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT). Xiangchen ka thënë se para se Trump të fillojë punën e tij zyrtare, duhet rikujtuar atij se Amerika duhet të respektojë marrëveshjet e nënshkruara si anëtare e OBT dhe se Kina si anëtare e kësaj organizate ka të drejtë të mbrojë të drejtat e saj. Presidenti i zgjedhur Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të heqin dorë nga marrëveshja tregtare e partneritetit të Trans-Paqësorit që në ditën e parë që do të marrë në dorë çelësat e Zyrës Ovale në muajin janar. Marrëveshja është nënshkruar nga 12 vende, të cilat mbulojnë së bashku 40% të ekonomisë së botës. Trump u zotua gjithashtu të tkurrë kufizimet në prodhimin e qymyrgurit, të cilat ndikojnë tek vendet e punës si dhe t’i japë fund abuzimeve me vizat.